Vlorë, policia sekuestron 58 kg drogë, në kërkim autorët

policia-vloreSekuestrohen një sasi prej 58 kilogram kanabis sativa nga policia e Vlorës. MËsohet se policia e Vlorës ka gjetur një automjet në aksin rrugor Orikum –Vlorë me drogë, ndërkohë autori është në kërkim.  Sipas të dhënave, të blutë e qytetit bregdetar kanë marrë informacione dhe i janë vënë në ndjekje të makinës tip “Mitsubishi-Pajero” me targë AA 281 MZ. Automjeti mësohet se ka shtuar shpejtësinë në drejtim të Vlorës dhe rreth 50 m afër kryqëzimit për në fshatin Radhimë, është gjetur i braktisur, ndërsa autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.
Njoftimi policisë:
Nga kontrolli i ushtruar brenda në automjet, seksioni për hetimin e narkotikëve ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 58 kg (kilogram) lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.Lënda narkotike ishte e ndarë në 3 pako, mbështjellë me qese celefoni ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se në këtë vepër penale dyshohet se është i implikuar shtetasi Z.M., 33 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...