Vlorë, kapet gomonia me tre persona, do transportonte drogë

gomonja Policia sekuestron një gomone në ujërat shqiptare ne zonen e Vlores, e cila dyshohet se ishte e destinuar për trafik narkotikësh.

Policia kufitare e Vlores, pas një ndjekje në det, ka arritur të kapë dhe sekuestrojë në zonën e Gjipesë një mjet lundrues, gomone.

Mjeti lundrues me gjatësi 6.5 m dhe 150 kuaj fuqi kishte në bord tre persona nga Vlora, të cilët janë ndaluar nga policia.

Nga informacionet paraprake thuhet se në mjetin lundrues nuk është gjetur lëndë narkotike. Policia Kufitare dhe Delta Forcë njoftuan se po vijojnë kontrollet në të gjithë zonën, nga deti dhe toka, për gjetjen e lëndës narkotike e cila dyshohet se do të ngarkohej në gomone.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-durres

Ngjarje e rëndë në Durrës, burri djeg me ujë të nxehtë gruan(Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Mësohet se një 35 ...