Vlorë, ja si vdiq në aksident te “Uji i ftohtë” djali i biznesmenit

29
Kliko per me shume info

aksident-vloreNjë aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Uji i ftohtë-Skelë, të qytetit të Vlorës, ku një makinë e tipit “BMW X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e “Lungomares”.

Policia, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, njofton se nga ky aksident mbetën të plagosur rëndë personat që ndodheshin në automjet, drejtuesi Petro Bego, 21 vjeç, dhe pasagjeri Kristo Panajoti, 17 vjeç, të cilët u dërguan për në Spitalin e Vlorës.

Kliko per me shume info

Bluzat e bardha njoftuan se 17-vjeçari, djale i nje biznesmeni, ka ndërruar jetë 5 minuta pas mesnate, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here