Vlorë, vdes në aksident rrugor me BMW, ja kush është djali i biznesmenit

4
Kliko per me shume info

vlore-adoleshentiNë orët e para të mëngjesit një aksident tragjik pranë zonës së ‘’Ujit të Ftohtë’ Vlorë i mori jetën një 17 vjecari dhe mbeti i plagosur shoku i tij 21-vjecar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se viktima, Kristi Panajoti, 17 vjec, është djali i një biznesmeni të njohur vlonjat në fushën e Transportit.

Viktima teksa udhëtonte me një BMV-X6 me targa AA010AU mendohet të ketë rënë në kanal të hapur. Gropa ku ka rënë mjeti BMV-X6 mësohet të jetë hapur në kuadër të punimeve që po bëhen për kanalizimet e qytetit të Vlorës.

Familjarët e viktimës akuzojnë pikërisht firmën që po kryen punimet për aksidentin, pasi sipas tyre, në rrugë mungon sinjalista që të tregonte hapjen e një grope.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë”, kur automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, doli nga rruga dhe ra në në një kanal.

Dy të rinjve iu dha ndihma mjekësore, por me të shkuar në spital, pasagjeri Kristi Panajoti humbi jetën.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. fajtori kryesore eshte babai i te riut 17 vjeqare
    si ia jep makinen djalit te mitur gjithesesi i lutem zotit qe te mprehet ne paqe shpirti i tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here