Vlorë, aksident i rëndë rrugor, ndërron jetë adoleshenti(Emri)

ndroq-policiaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se një 17 vjecar k ahumbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në zonën e ‘Ujit të ftohtë’, Vlorë. Policia njofton se një automjet tip BMË me targa AA010AU ka rënë në një kanal, i hapur për ndërtimin e Lungomares. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit Petro Beja 21 vjeç, ndërsa ka humbur jetën Kristi Panajoti 17 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.

Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMV-X6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit.

Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvend2016

Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia

Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në ...