Vlerësohet me nivele të larta, dy skuadra në Serinë A kërkojnë lojtarin e kombëtarës

UntitledPasi qëndroi larg nga fusha e futbollit, pas nëj dëntimi, rikthehet Arlind Ajeti. Edhe pse ka kohë që nuk është aktiv në futbollm në Serinë A, janë të bindur se mbrojtësi kuqezi ka të ardhme dhe është një futbollist që mund të paraqitet në nivele të larta në Itali.
Nëse trajneri i Torinos, Sinisha Mihajlovic, vendos të mbajë në pankinë Ajetin atëherë klubi do mund të pranojë ndonjë ofertë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas torinezes “Tuttosport”, janë dy klube të cilat kanë shfaqur interes konkret për futbollistin shqiptar. Peskara e shqiptarëve Memushaj, Manaj e Maloku, e cila e ndiqte që në verë, mendon jo vetëm huazimin, por mundësisht edhe të blejë kartonin e tij nga Torino në janar.
Në garë është futur edhe Krotone, skuadër e cila ashtu si Peskara lufton për mbijetesën në elitën e futbollit italian.
Të dy ekipet kanë shfaqur probleme në prapavijë në fillimin e sezonit dhe afrimi i Ajetit në janar do t’i ndihmonte ata të rregullonin repartin e mbrojtjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjobitet Crvena Zvezda, tifozët serbë nxorrën banderole kundër Kosovës

Tifozët serbë nuk ndalen në shfaqjet nëpër stadium me banderolat kundër Kosovës ...