Do iknin në Vjenë, arrestohen 3 hajdutët shqiptarë në aeroportin e Milanos

Aktualitet

shqiptaret-aeroport-vieneTre shqiptarë, të akuzuar për vjedhje në Itali, janë vënë në pranga në aeroportin e Milanos, ndërsa po tentonin të imbarkoheshin në një avion për në Vienë.

Shqiptarët e akuzuar për disa vjedhje në zonën e Pordenone-s dhe Treviso-s ishin arrestuar edhe disa ditë më parë, por ishin liruar nga gjykata, e cila vlerësoi se nuk kishte prova që të dëshmonin akuzat e ngritura ndaj tyre nga karabinierët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i gjykatës nxiti reagime të shumta mes karabinierëve, shkruajnë mediet italiane.

Shqiptarët, disa ditë më parë, po tentonin të largoheshin me një makinë tip Audi A6 të vjedhur. Ata u hodhën nga një urë në tentativë për t’i shpëtuar policisë, por u kapën.

Pas lirimit të tyre nga Gjykata, karabinierët mblodhën disa prova të tjera që fajësonin shqiptarët për disa vjedhje.

Ata u ndaluan për herë të dytë në aeroport, ndërsa po tentonin t’i shpëtonin arrestimit në Itali.

ME TE LEXUARAT