Vodhi 500 mijë lekë, më pas i humbi në lloto, padit në polici: Më grabitën

Kliko per me shume info

policia-sarandeNjë 28-vjeçar nga Saranda është arrestuar, njoftoi policia, pasi ka vjedhur me me anë të mashtrimit një shumë parash prej 500 mijë lekësh të cilat i humbi në një lloto sport.
Policia thotë se i riu kallëzoi ne komisariatin e Sarandes, se e kishin grabitur, dukebere keshtu nje kallezim te rreme.

Komunikata e policise: Në pranga ra Erjon Haxhi, 28 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.11.2016, në lokalin e shtetasit F.B, në lagjen nr.1 Sarandë, shtetasi Erjon Haxhi ka vjedhur me anë të mashtrimit një sasi parash prej rreth 500.000 lekë.

Kliko per me shume info

Para të cilat dyshohet se i ka humbur në një lloto-sporti, por ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës, duke thënë se i kishin dalë përpara dy persona të maskuar me kapuç dhe i kishin grabitur parat (500.000 lekë-t e vjedhura).

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here