Vjedhin banesën në Shkodër, policia arreston dy “skiftera” minorenë

policiashkoderPolicia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë dy minorenë, 14 dhe 15 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e një banese në 27 nëntor në qytetin e Shkodrës.

Minorenët arritën të marrin nga banesa dy varëse dhe një unazë ari si dhe 1100 euro, por gjatë arrestimit iu është gjetur vetëm një varëse ari.

Njoftimi i policisë:

Vjedhin në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 27.11.2016, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve :

K.G. 14 vjeç, banues në Shkodër

M.K. 15 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në datë 26.11.2016, kanë kryer vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën e shtetasit GJ.T. 31 vjeç, banues në Shkodër, ku kanë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë floriri dhe një shumë prej 1100 Euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbardhet arsyeja e vërtetë, ja pse u lirua “i forti” i Durrësit, Lul Berisha

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar ashpër pas lirimit nga ...