E njihni këtë person? Shihni si vjedh në 35 sekonda shitësen në Tiranë

Aktualitet
E njihni këtë person? Shihni si vjedh në 35 sekonda shitësen

Vjedhja pak ditë më parë, në një dyqan që shet syze optike në zonën e ish-Bllokut, ka vënë në vështirësi shërbimet e Komisariatit numër 2 të policisë së kryeqytetit.

Pavarësisht se nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë dallohet qartësisht autori, policia nuk ka arritur të bëj të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këto pamje të siguruar nga tvklan.al  nga burime të policisë së Tiranës, duket qartësisht vjedhja e ndodhur nga një i ri rreth 20-25 vjeç, me datën 31 tetor në orën 19 e 46 minuta.

E gjithë ngjarja zhvillohet në 35 sekonda, ku në dyqan ndodhet shitësja, dy klientë që po blejnë dhe hajduti.

I kthyer me shpinë nga tre personat, por duke kontrolluar veprimet e tyre nëpërmjet pasqyrës, hajduti ka shfrytëzuar shpërqendrimin e shitëses, e cila po i tregonte klientes me pallto të kuqe, disa lloje syzesh, dhe ka arritur t’i marr portofolin në tryezën e punës.

Duke qëndruar qetësisht përballë tyre, autori e ka fshehur portofolin poshtë rrobave në fundshpinë.

Sipas dëshmisë në vendngjarje në portofol ndodheshin një sasi parash dhe të gjitha dokumentet e identifikimit të shitëses.

Forcat e komisariatit numër 2 të policisë duke u nisur nga këto pamje të publikuara kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit, i cili dyshohet të ketë kryer dhe disa vjedhje të tjera në zonë.

Për çdo informacion të vlefshëm qytetarët mund të telefonojnë në numrin 112 të policisë./Tv Klan/

ME TE LEXUARAT