Viti i katastrofave në Itali, goditet dhe nga një tornado, raportohen dy të vdekur(Video/Foto)

Bota

11Duket se Italia nuk po gje qetësi nga fatkeqësitë natyrore. MËsohet se një tornado ka prekur provincën romake duke shkaktuar 2 të vdekur dhe disa të plagosur, ndërsa nuk llogariten dëmet materiale. Një 25-vjeçar nga India vdiq pasi u godit në kokë nga një copë kornizë që u shkëput nga një kishë. Ndërsa një 61-vjeçar në Romë, u zu poshtë nga një pemë që ra prej tornados. Raportohet gjithashtu gjendja e rëndë e një murri që u përplas me një vetratë xhami. Nga tornado janë shembur edhe 2 kate të një pallati.

Pemë të rëna dhe tabela të sinjalistikës rrugore të rëna në rrugët kryesore. Një numër i madh makinash janë dëmtuar nga stuhia. Probleme të shumta janë krijuar edhe në qarkullimin e mjeteve. Po ashtu në Lazio janë dhjetë të plagosur dhe qindra shtëpi të prishura, disa edhe me pak dëmtime.

Në Cerveteri, era e fortë ka thyer vetratat e një restoranti dhe dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Është goditur nga një pemë edhe një ambulancë në Ladispoli dhe një makinë në Fiumicino. Sot shkollat janë të mbyllura në Ladispoli, për shkak të probleme në infrastrukturën e institucioneve arsimore. Edhe kryeqyteti, Roma përballet me dëme të shumta pas tornados së dhunshme që u përplas mbi qytet ku disa rrugë janë mbyllur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

https://youtu.be/ShfH2wljato

ME TE LEXUARAT