Kosovë, krerët e partive opozitare refuzojnë takimin me Hashim Thacin

visarPresidenti Hashim Thaçi, të premten ka ftuar liderët e partive në orën 10 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të diskutuar reformën zgjedhore por pas refuzimit të Ramush Haradinaj edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjei Visar Ymeri e ka refuzuar këtë ftesë.

“Sot në zyrat e Lëvizjes ka mbërritur një ftesë nga Hashim Thaçi, i cili thotë se dëshiron të mbledhë partitë politike për një reformë zgjedhore.
Tani, në kohën kur korrupsioni kronik i qeveritarëve të PDK e LDK në nivele qendrore e lokale është bërë publik edhe ndërkombëtarisht nuk kemi kohë për reformë zgjedhore – nevojiten zgjedhje!. Pra, e refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit.” tha Ymeri.

Sipas tij, zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

thacii

Thaci: Vonesa në integrimin e vendeve të rajonit, kërcënim për sigurinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidentja ...