Kush është viktima në Fier, nga prostitucioni i kamerieres te vrasja e Elton Çiços

nelgert-pataNelgert Pata, që u vra sot në Fier gjatë një atentati i mbijetoi një tjetri në Tiranë më 21 gusht të këtij viti. Ngjarja ndodhi te ish-Parku i Autobusëve, ku ai mbeti i plagosur.

Po kush është Nelgert Pata? Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni, ai është edhe i kerkar nga Policia për vrasjen e Elton Çiços.

AKUZAT PER PROSTITUCION

Nelgert Pata së bashku më babanë e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni, pas një denoncimi të bërë nga shtetasja Silvana K.

Vajza, ka rrëfyer se në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere.

Sipas saj, Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi. Nga Greqia, Silvana K, thotë se Astrit Pata e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku atje e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç.

Aty nis edhe kalvari i saj, pasi Nelgerti e kishte detyruar të prostituonte. Ajo ka mundur të shpëtojë nga tutorët dhe ka bërë denoncim.

Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i kë dënuar më 13 korrik të vitit 2009 babë e bir me 31 vite burg dhe 13 milionë lekë gjobë me akuzën për “trafik prostitucioni”.

Apeli ka dënuar me 15 vjet dhe 7 milionë lekë gjobë, Astrit Patën, ndërkohë që të birin e tij Nelgert Pata 16 vjet dhe 6 milionë lekë gjobë.

ATENTATI NE TIRANE DHE DYSHIMET PER VRASJEN E ÇIÇOS

Nelgert Patës iu bë një atentat në Tiranë më 21 gusht të këtij viti te Parku i Autobusëve.

Ai mbeti i plagosur, por u zhduk menjëherë pas ngjarjes, pasi ishte i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në lokalin ku u plagos Pata, dukeshin autorët që presin momentin sa të shkojë aty i dëmtuari.

Më pas, kur ai shkon aty, e sulmojnë, fillimisht me grushte e më pas njëri qëllon me pistoletë në drejtim të tij.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Elton Çiços./Panorama/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici e ndalon për rripin, por gjatë kontrollit zbulon se…

Policia Rrugore në Tiranë ka ndaluar sot një drejtues mjeti pasi u ...