Rrëfimi i ish-banorit të Big Brother: Lidhja me “Miss Moldavia” po shkon drejt martesës

vigan-shehu-moldavjaIsh-banori i “Big Brother 6”, Vigan Shehu është komentuar për lidhjen me “Miss Moldavia 2015”. Vigani tashmë e ka pranuar lidhjen me miss-in, Aline, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë, që kur u takuan rastësisht në Turqi kur ishin me pushime.
Pyetjes, se cila është prapaskena e kësaj historie dashurie me moldaven e bukur ai përgjigjet: “Puna është që nuk jam single. Ne u pamë në Turqi, në Alanya ku ndodheshim me pushime. Aty u takuam për herë të parë dhe dashuria jonë mund të them se ishte me shikim të parë, pasi kështu e përjetuam të dy në të njëjtën kohë. Alina është 21 vjeçe dhe jeton në Moldavi, në Chisinue. Ajo studion për Drejtësi, por hobi i saj është modelimi. Kjo është dhe arsyeja pse ajo vitin e kaluar mori pjesë në “Miss Moldavia 2015”. Ajo që na lidh ne të dy më së shumti, është dashuria dhe mirëkuptimi që kemi me njëri-tjetrin”, tha Vigani. Ai thekson faktin që çfarë thuhet për vajzat moldave, për trupat e tyre të bukur është më se e vërtetë.

“E dashura ime ka një trup perfekt e me linja shumë të mira. Sa për martesën në qoftë se gjërat mes nesh do të shkojnë kështu si ndihemi sot, patjetër do të martohemi”, shtoi ai ndër të tjera. Sa i takon karrierës së re që ka nisur në muzikë, pas klipit me Lori Hoxhallarin, ai konkurroi me këngën “A thua ti kush je” në festivalin “Kënga Magjike” vitin e kaluar. Vigani hyri kështu në rivalitet me vëllain e tij të njohur, Valon Shehu, i cili po ashtu konkurronte me “Si në ditë të parë”. Vitet e fundit ai bie në sy për fizikun shumë në formë, për të cilin pohoi se e ka ndërtuar, duke u ushtruar intensivisht në palestër.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tuna-shtatzene

Tuna Sejdiu pranon për herë të parë publikisht: Jam shtatzënë

“Eshtë aty, dhe kam tre muaj që kam qëndruar në intimitet sepse ...