Vidhet makina e presidentit të Kukësit Safet Gjici, i marrin cantën me para dhe..

36
Kliko per me shume info

gjici_safetMakina e Presidentit të klubit të Kukësit Safet Gjici është grabitur ditën e djeshme nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë marrë sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën e Kavajës në Tiranë rreth orës 12:00.

Kliko per me shume info

Automjeti tip Toyota me targa AA 100 LA ka qenë i parkuar pranë zgarës korçare, kur autorët grabitën në makinën Toyota një çantë me 2 milionë Lekë të vjetra, një celular, një kartë identiteti dhe një kartë banke të Safet Gjicit.

Denoncimi në polici për këtë ngjarje është bërë nga 33-vjeçari Rrahman Lushi. Nuk dihet nëse Safet Gjici ka qenë së bashku me 33-vjeçarin kur ka ndodhur grabitja.

Rrahman Lushi që bëri denoncimin është shoferi i presidentit të Kukësit, Safet Gjici. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj grabitje.syri

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here