Video e arrestimit të shqiptarëve që fitonin 100 mijë euro në muaj nga droga

47
Kliko per me shume info

Mediat kane njoftuar diten e djeshme se një bandë trafikantësh droge, e përbërë nga 5 shqiptarë dhe një çift romësh është shkatërruar nga policia italiane në Peskara.

Operacioni i koduar “Paccoto” çoi në pranga disa anëtarë të bandës, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.

Dy shqiptarë, kreu i bandës dhe njëri prej anëtarëve janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, droga kryesisht heroinë, kokainë e marijuanë hynte në Itali përmes korrierëve shqiptarë, që e trafikonin nga Gjermania, Holanda e Shqipëria.

Kliko per me shume info

Më pas lënda narkotike transportohej me anë të automjeteve, të modifikuar posaçërisht për fshehjen e drogës. Bëhet e ditur se banda përfitonte mesatarisht 100 mijë euro në muaj nga trafikimi i drogës.

Shumica e parave nisej cash drejt Shqipërisë me anë të autobusëve që bënin linjën Itali-Shqipëri. Kjo bandë furnizonte çdo muaj me lëndë narkotike tregjet ilegale të drogës në rajonet e Abruzzos e Marche.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here