Vetting-u, Unioni i Gjyqtarëve: Kushtetuesja ta shfuqizojë, ka papajtueshmëri

gjykataaaSipas Unionit të Gjyqtarëve, Ligji i Vetting –ut është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe për këtë arsye do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij.

Në një deklarate, Unioni thotë gjithashtu se Bordi Drejtues do të shqyrtojë Ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, pasi edhe ky ligj ka dispozita antikushtetuese.

“Qëndrimi i Asamblesë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipqrisë është se ligji për “Vettingun” ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe për pasojë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji. Gjithashtu, Asambleja autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtojë edhe Ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, pasi edhe ky ligj ka dispozita antikushtetuese”, thuhet në deklatatë.

Gjykata Kushtetuese e pezulloi ligjin e Vetting –ut një javë më parë dhe i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias, lidhur me pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dërgimi në Venecia i ligjit të Vetting-ut erdhi pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkoi pezullimin e tij, mendim lidhur me kushtetueshmërinë e tij nga Komisioni i Venecias dhe shpalljen si antikushtetues të ligjit, për të cilin opozita thotë se bie ndesh me ndryshimet konsensuale të bëra në ligjin themeltar të shtetit, në 21 Korrik.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Qe te shpetoni ju krimbat e hales pa u denuar per korrupsionin qe keni bere ne drejtesi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...