Tronditet Durresi, dy vetevrasje brenda pak oresh

ambulance1-655x356Fshati Fllakë i Durrësit është tronditur, pasi në një hark kohor të shkurtër janë regjistruar dy vetëvrasje. Rasti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm, pasi rreth orës 10:40, në Spitalin Rajonal Durrës ka mbërritur e pajetë shtetasja F.C. 46 vjeçe, banuese në Fllakë. Mësohet se ajo ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj.
Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Rasti i dytë u regjistrua rreth orës 12:00, ku një 26-vjeçar, banues po në këtë fshat është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu vuante nga depresioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ministria-drejtesise

Zbardhet drafti, amnistia e fundvitit “zbraz burgjet”, ja kush përfiton

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për aministinë e ...