Vetëvendosje: Këta janë përgjegjësit për vdekjen e aktivitit Astrit Dehari në burg

vetevendosjaLëvizja Vetëvendosje ka reaguar sërish për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari, i cili gjendej në paraburgim në burgun në Prizren. Ky subjekt politik kërkon që vdekje e Deharit të zbardhet nga institucionet e vendit.

Vetëvendosje thotë se ka pasur deklarata kontraktiktore të organeve të shtetit lidhur me këtë rast por thonë s ejanë duke bërë maksimumin që të marrin vesh të vërtetën mbi vdekjen e Astrit Deharit.

ZBARDHJE E PLOTË E RASTIT DHE PËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE PËR HUMBJEN E JETËS SË ASTRIT DEHARIT

Astrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor.

Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij.

Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. E nderuara familje Dehari,
    Lajmi për ndarjen nga jeta të birit Tuaj, Astritit është është goditja e dytë shumë dhembshme që bie mbi familjen Tuaj, brenda dy vjetësh. Kam bindjen e plotë, se nga ky rast tragjik nuk ndjeheni të goditur, vetëm Ju Familja Patriotike Dehari dhe anëtarësia e LVV, por edhe çdo shqiptarë që din ta çmojë realisht të drejtën edhe për popullin e vet, për t’u përcaktuar dhe vetëvendosur lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen e Atëmemëdheut.
    E nderuara familje Dehari,
    Kam bindjen e plotë se edhe në këto momente të rënda do të dini dhe do të gjeni forcë, që edhe këtë dhembje ta shndërroni në qendresë!
    Populli do ta kujtoj përjetë Astritin, ashti si dhe të gjithë bijtë dhe bijat besnike të tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kamenus

Ministri grek “ul tonet”: Greqia ka qenë dhe është për paqe. S’duam luftë!

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, pak ditë më parë lëshoi ...