Futbollisti i Kombëtares: Ndeshja me Izraelin, më e vështira në grup!

kombetarjaaaSfida me Izraelin, ndaj një kundërshtari direkt për të paktën vendin e tretë  në grup, është më delikatja për Shqipërinë në këtë fushatë eliminatoresh për “Rusi 2018”.

Këtë e kanë të qartë të gjithë futbollistët kuqezi, të grumbulluar nga De Biasi për ndeshjen e radhës. Mes tyre është edhe Federik Veseli, i cili në konferencën për shtyp të zhvilluar në ambientet e “Tropikal” në Durrës e pranoi se pikërisht para Izraelit presioni është edhe më i madh edhe se ndaj Spanjës.

“90% e skuadrave që luajnë ndaj Spanjës humbasin, kështu që edhe nëse del pa pikë ndaj këtij kundërshtari nuk është ndonjë cudi. Por kundër skuadrave më të vogla presioni është edhe më i madh. Prandaj e them se kjo është ndeshja më e vështirë për ne në këtë grup.”

Shqipëria dhe Izraeli kanë grumbulluar nga 6 pikë në tri takimet e para ndaj rezultatet në përplasjet direkte më shumë mundësi do të përcaktojnë se cila skuadër do të ketë më shumë pikë në fund të eliminatoreve. Barazimi në fushën tonë nuk është opsioni më i mirë për kuqezinjtë, por nëse vjen nëpërmjet një performancë shumë të mirë atëherë do të ishte më e pranueshme.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me barazimin. Varet sesi do të shkojë loja. Nëse luajmë shumë mirë por për arsye të ndryshme nuk arrijmë të fitojmë sërish do të isha i kënaqur.”

Frederik Veseli e ka veshur në pesë raste fanelën e Shqipërisë, në humbjën 2-0 me Francën në finalet e Euro 2016, si dhë në 4 ndeshje miqësore, në barazimet 2-2 me Kosovën dhe Gjeorgjinë, në fitoren 2-0 me Lukseburgun dhe në barazimin pa gola e Marokun në “Loro Borici”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fikja e dritave në stadiume, nga Anglia e Turqia deri te “Super Bowl”-i

Dy rastet e fundit të fikjes së dritave në stadiumet tona kanë ...