Vendoset granatë shpërthyese në ambasadën Franceze në Athinë, plagoset polici

UntitledNjë ngjarje e rëndë raportohet në Greqi. Bëhet fjalë për një granatë shprthyese jashtë Ambasadës franceze në Athinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një motoçiklete me dy persona ndaloi para godinës së ambasadës, shumë afër Parlamentit grek dhe hodhi një granatë. Prej shpërthimit mbeti i plagosur në këmbë polici roje i ambasadës dhe nuk pati dëme të tjera.

Sipas të dhënave, në zonë ndodheshin forca të shumta policie, të cilat ruajnë godinat e parlamentit, por nuk munden të ndalonin terroristët. Pak minuta më vonë, u gjet motoçikleta e tyre, ndërkohë që policë të antiterrorist janë duke hetuar për të zbardhur ngjarjen. Burime policore thonë se akti terrorist mund të jetë vepër e organizatave marksiste që veprojnë në kryeqytetit helen.

Sulmi ndodh pak ditë para vizitës së pritshme të presidentit Obama në Athinë. Athina ndërkohë është nën masa të rrepta sigurie për shkak të kësaj vizite. Për sigurinë e vizitës së presidentit amerikan më 15 nëntor, janë angazhuar më tepër se 3000 policë grekë dhe 500 anëtarë të shërbimeve amerikane të sigurisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jetët tona janë në rrezik”, çfarë po paralajmëron Hillary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka quajtur “lajmet e ...