Vendimi i FIFA-s trondit Britanine

112074-iJuzbPqZQRFederata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, ia ka ndaluar futbollistëve të Anglisë dhe Skocisë që më 11 nëntor, gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2018, të mbajne lulëkuqe në fanella në kujtim të ushtarëve britanikë të vrarë në luftë.

 

Ky vendimi i FIFA-s nga kryeministrja britanike, Theresa May është vlerësuar si “skandaloz”.

“Është absolutisht skandaloze. Lojtarët tanë duan që t’i nderojnë ata që dhanë jetën e tyre për sigurinë tonë dhe do të ishte normale që kjo t’i lejohej”, ka thënë May.

Ajo tutje tha se FIFA “, para se t’ia përcaktojë Mbretërisë së Bashkuar se çfarë duhet të bëjë, do të duhej t’i zgjidhë problemet e veta”.

Ndërkohë në arsyetimin e vendimit të FIFA-s thuhet se “FIFA e respekton plotësisht rëndësinë e shënimit të 11 nëntorit, por rregullat e saj e ndalojnë rreptësisht që futbollistët të bartin ndonjë shenjë me mesazhe politike, fetare ose komerciale, gjë e cila zbatohet edhe për shënimin e ngjarjeve historike”.

Një peticion i nisur nga një ish-pilot i forcave ajrore britanike, me të cilën nga FIFA kërkohet që ta rishqyrtojë vendimin e saj, dje në mëngjes e kanë nënshkruar më shumë se 200.000 njerëz.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirana-partizani

Luhen 27 minutat e mbetura, Tirana – Partizani mbyllet në “paqe”

27 minutat e luajtura sot nuk kanë sjellë gol në derbin e ...