Vendimi surprizë, Donald Trump heq dorë nga rroga: S`do marr asnjë dollar

donald-trumpPresidenti i zgjedhur republikan Donald Trump tha se nuk do ta pranojë rrogën e presidentit. Pyetja vjen pas shqetësimeve se çfarë do të ndodhë me të ardhurat e tij në prag të kalimit në Shtëpinë e Bardhë.

Në shtator të 2015, në New Hampshire ai tha: “Gjëja e parë që do tu them është se nëse zgjidhem President, nuk do të pranojë pagën, në rregull?.

Në pyetje-përgjigjet online në Twitter dikush e pyeti Trump duke postuar videon e atij takimi elektoral: “A do hiqni dorë nga paga presidenciale nëse zgjidheni?”.

Përgjigja ishte kjo: “Meqë paga qënka shqetësimi, nuk do të marr as edhe një dollar. Do heq dorë totalisht nga paga ime nëse bëhem president”.

Në të njëjtën video Trump tha se fushatën e tij e financon totalisht vetë, dhe se nuk dëshironte para nga të tjerët. Paga vjetore e presidentit në SHBA është 400 mijë dollarë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Trump zgjedh mikun e Vladimir Putin si Sekretar të ri të Shtetit

Donald Trump ka zgjedhur drejtorin ekzekutiv të Exxon, koorporatës amerikane të naftës ...