Hedhin drogën sapo shohin policinë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

policia-italiane16Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi akuzohen për shpërndarje droge në veri të Italisë.

Sipas burimeve të arrestuarit janë vëllezërit Donard dhe Ledi Llubani, përkatësisht 25 dhe 28 vjeç, të cilër ishin prej disa javësh nën përgjimin e policisë së Carmignanos në Brenta, pasi të rinjtë kishin shfaqur dyshime tek efektivët për aktivitete të jashtëligjshme.Policia italiane bën me dije se shqiptarët sëbashku me një shtetas rumun merreshin me shpërndarjen e drogës në zonën e  Boschit.
Arrestimi ndodhi gjatë fundjavës, kur të tre shtetasit u kapen teksa udhëtonin me makinën e tyre.

Dy vëllezërit shqiptarë kishin fshehur drogën të llojit kokainë në një kavanoz të cilin e hodhën sapo u ndaluan nga efektivët.

Policia sekuestroi 11 gram kokainë dhe një peshore me të cilën masnin dozat e kokainës. Të dy vëllezërit Llubani ishin gjykuar dhe më parë nga autoritet italiane.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...