Kapet me 75 kg drogë i afërmi i kreut të Tatimeve në Dibër, Tahiri: Ja e vërteta

paloka kuvenNjë i afërm i kreut të Tatimeve në Dibër është arrestuar me 75 kg drogë. Denoncimi është bërë në sallën e Kuvendit ku demokrati Edi Paloka tha se i afërmi i Dionis Imeraj, Islam Imeraj është arrestuar dhe kjo ngjarje po mbahet e fshehur nga Policia.

“Ky është vëllai i dytë që ndalohet me drogë, vëllai i parë ishte ai i Robert Agës”, tha Paloka. Ndërkohë ministri Tahiri u shpreh se Dionis Imeraj nuk ka vëlla, por ky është një i afërm i tij.

“Të korigjoj, Dionis Imeraj nuk ka fare vëlla. E dyta, aksioni ka ndodhur pardje, jo sapo, je dy ditë vonesë, ka dalë dhe filmimi i aksionit, janë arrestuar në një lokal, kanë dalë edhe emrat, dhe je me dy ditë vonesë, për opozitën është e pafalshme, 48 orë vonesë”, iu drejtua Tahiri, Palokës.

JA INFORMACIONI I POLICISE NE LIDHJE ME NGJARJEN:

Agjentët e Anti-drogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet i Shqipërisë në një tjetër.

Ata u prangosen teksa ishin duke pirë kafe në një lokal në Durrës, qytet ku kishin sjellë drogën përmes makinave që nga Vlora.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;

2. Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;

3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;

4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;

5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.11.2016, rreth orës 20:00, në lagjen Nr.14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.W me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit “Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth70 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;

•automjetet tip Benz dhe BMW, të cilat shërbenin për transportimin e lëndës narktotike;

• mjeti shoqërues tip Benz më targa AA 999 HP me drejtues shtetasin Armando Bardhi;

•10 aparate telefoni celularë;

• karta identiteti dhe pasaporta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

 

Kliko per me shume info

One comment

  1. fajin e ke vete o Sajme qe nuk i ke dhene te haje pershesh palokes. Po nuk i dhe pershesh ai lajthit, hahahahaha. I ziu paloka, aq e ka kafazin e trurit, nejse. Puna eshte qe ata kriminela u kapen , dhe policia eshte per tu pergezuar. palokja ne kohen e saliut pinte kafe me ata, tani na hiqet djalli si engjell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

majlinda-andrea

Hetimi për rryshfetin 50 mijë euro, gjyqtarja e dinte, i tha burrit “kujdes me veprimet”

Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën ...