Veliaj: Sheshi “Skënderbej” gati në qershor, hapim dhe Bulevardin

veliajj Kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj, premtoi sot se në fillim të qershorit do kete mbaruar sheshin ‘Skënderbej’ dhe do hapet edhe Bulevardi i ri.

Veliaj e beri me dije kete lajm gjatë prezantimit të buxhetit 2017 në Njësinë Administrative nr.2.

‘’Në fillim të qershorit ne do kemi mbaruar sheshin ‘Skëndërbej’. Do t’ju ftoj të gjithëve për të festuar dhe rikujtuar kohën e fituar kur qytetarët rimorën qytetin’’, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi gjithashtu se vitin tjetër bashkia e Tiranës do të hapë një Bulevard të Ri për qytetarët.

‘’Vitin tjetër hapim 500 m e para të Bulevardit të Ri për qytetarët, që vazhdon nga stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqnit. Dy anët e trotuarit dhe do të jetë gati edhe parkimi në të dy anët’’, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë deklaroi se bashkia e Tiranës ka shlyer 60% të borxhit dhe se sot shumë familje shqiptare kanë rikuperuar të ardhurat e tyre.

‘’Gjetëm 5.3 mld lekë borxhe kur erdhëm në bashki, kemi shlyer 60% të borxhit. Sot shumë familje kanë rikuperuar të ardhurat e tyre falë borxheve që ka paguar bashkia e Tiranës’’, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë, Veliaj u shpreh gjatë prezantimit të këtij buxheti se bashkia e Tiranës ka nisur 100 projekte të reja. Veliaj shtoi se nëser në ditën e çlirimit të Tiranës, kryeqyteti është i bërë xixë.

”Sot kemi një qytet më të pastër për të jetuar. Ndoshta akoma jo në nivelet që duam, por mund të themi me plot bindje se kemi një kryeqytet të bërë xixë, të pastër”, deklaroi Veliaj.

Ndërsa për përmbytjet në Tiranë për shkak të reshjeve të dendura të shiut kohët e fundit, Veliaj u shpreh se po punohet në zonat që kanë ende probleme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi ...