Vdiq në spitalin e Gjirokastrës, ja kush është 32-vjeçari, i njohur për Policinë

Gjirokaster-PoliciaI riu Festim Kanushi që në rrethana ende të paqarta mbërriti i plagosur në spitalin e Gjirokastrës e më pas ndërroi jetë nuk është një emër i panjohur për policinë. Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se 32-vjeçari nga Zhapokika është arrestuar si fillim në vitin 2011 nën akuzën për vjedhje të një lokali në Sarandë, ndërsa në maj të 2012-ës bashkë me vëllain e tij u prangosën, pasi u akuzuan për prishjen e disa bunkerëve në sitin arkeologjik në Finiq.
Ndërkohë, në vitin 2013 Kanushi është akuzuar pastaj për “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”, ndërsa për këto vepra ai është dënuar me 3 muaj burg. Sakaq, për rastin e vjedhjes në 2011, atij iu konvertua akuza në vetëgjyqësi dhe u dënua me 40 mijë lekë gjobë. Ndërkohë, në fshatin Zhapokikë ai merrej bagëti bashkë me vëllain e vet.

Burime pranë policisë së Gjirokastrës pohuan se paraprakisht dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës brenda banesës së tij, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Policia ka nisur hetimet sa i takon kësaj ngjarje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shqiptari me 42 kg drogë ‘fluturon’ me makinë dhe përplaset, ndiqen nga policia

Policia vanedase tha se një 27 vjeçar shqiptar u arrestua mëngjesin e ...