Vdekja tragjike e këngëtarit dhe shokut të tij, zbardhen shkaqet

Aktualitet

vdes-ergiPolicia ka zbardhur detaje të reja për vdekjen tragjike të dy të rinjëve në mbrëmjen e djeshme pranë ish bllokut në Tiranë.

Sipas hetimeve, dy të rinjtë kanë qenë duke levizur me motor pa kasën mbrojtëse dhe kanë bërë manovra të rrezikshme duke ngritur mjetin në gomën e parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet tregojnë se drejtuesi i motorit, ka humbur kontrollin gjatë kohës që ecte vetem me një gomë dhe është përplasur me trotuarin.

Ata janë dërguan menjëherë në S.Q.U. por kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra rreth orës 21:50. Viktimat janë Ergi Dini (këngëtar) dhe shoku tij.

ME TE LEXUARAT