Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, bie në pranga përgjegjësi i firmës

UntitledVdekja e punëtorit 51 vjecar ditën e djeshme, ka vënë në pranga përgjegjësin e objektit të firmës ku viktima punonte. Po ashtu, mësohet se janë vënë në ndjekje shtetasit F. D., 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i firmës si dhe XH. N, 47, vjeç, banues në Tiranë, pronar i firmës.
Mësohet se në pranga ka përfunduar Abas Ndregjoni.

Njoftimi policisë:
“Arrestimi i këtij shtetasi dhe procedimi në gjendje të lirë i dy shtetasve të tjerë, u bë pasi më datë 15.11.2016, Abas Ndregjoni së bashku me punëtorët e firmës ka qenë duke kryer punime në Superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë, e si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës “Mercedes Benz”, që drejtohej nga shtetasi Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë”, sqaron policia e Tiranës.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Luani shqyen trajnerin e cirkut gjatë shfaqjes

Luani shqyen trajnerin e cirkut gjatë shfaqjes

Nje ngjarje e rëndë vdekjeprurëse ka ndodhur në qytetin e Egjiptit, gjatë ...