Vdekja e djalit të biznesmenit në aksident, shoferi: S`kishte sinjal në rrugë për gropën

aksidenti-vlorePak orë pas aksidentit në aksin Ujë i ftohtë-Skelë, ku një 18 vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos, drejtuesi i mjetit është marrë në pyetje nga policia.

Petraq Beja, 21 vjeç, ka shpjeguar në spital për Prokurorinë se punimet pa tabela paralajmëruese ishin shkaku i aksidentit vdekjeprurës.

“Nuk kishte ndriçim, ishte e vështirë të kuptoje se në mes të rrugës ishte e hapur një gropë e madhe”, ka thënë drejtuesi i automjetit, tashmë nën arrest për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

21-vjeçari ka rrëfyer se ka tentuar të devijojë në krahun e djathtë pasi në krahun tjetër ishte një mjet, por ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në një kanal.
makina-vlore
Megjithë dëshminë e shoferit, grupi i hetimit po verifikon nëse firma po i kryen punimet e Lungomares pa siguruar perimetrin me sinjalistikën e duhur.

Në njoftimin zyrtar të policisë së Vlorës thuhet se nga verifikimet e deritanishme firma fituese e tenderit për rregullimin e rrugës është grekja “Intercak”, ajo që po kryen punimet është firma shqiptare “Xhem”.

Për këtë arsye janë thirrur për t’u marrë në pyetje përfaqësuesit e firmës së nënkontraktuar. Ndërkohë që priten edhe konkluzinet e ekspertëve autoteknikë për shpejtësinë me të cilën po drejtonte mjetin Beja. Kalimtarët shprehen të rezervuar për kushtet e sigurisë në rrugë.

Rrugës për në Dhërmi, ku përcollën 18-vjeçarin, të afërm dhe familjarë të të ndjerit Kristo Panajoti ndaluan dhe hodhën lule e më pas edhe gurë ndaj mjeteve të firmës, në vendin e aksidentit./tch

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

majlinda-andrea

Hetimi për rryshfetin 50 mijë euro, gjyqtarja e dinte, i tha burrit “kujdes me veprimet”

Gjashtë muaj nga hetimi për korrupsion dhe zbulimi i skandalit në Gjykatën ...