Vdekja e Astrit Deharit, masa ndëshkuese 4 zyrtarëve të Burgjeve

dehariiiInspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit, nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D.

Ky Inspektorat, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D. edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale.

Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilit po ashtu i është shqiptuar edhe masa e pezullimit si masë paraprake.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

isa-mustafa

Kufiri me Malin e Zi, “tërhiqet” Qeveria e Kosovës?!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se pret që shumë shpejtë ...