Zbardhet ngjarja/ Vdekja 2 vjeçares, nëna kishte lënë gjellën në zjarr dhe kishte ikur

zjarrfikesetZbardh të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që mori jetën e një fëmijë 2 vjecar. Pasi një barake ku jetonte një çift bashkë me dy fëmijët e tyre të mitur u shkrumbua, e për pasojë humbi jetën vogëlushja 2 vjeçe. Mësohet se në banesën e improvizuar me dërrasa në Babrru në momentin kur ka rënë zjarri ishin vetëm dy fëmijët e mitur, 2 dhe 4 vjeç. Sipas të dhënave, Suada Hamzo, nëna e tyre kishte vënë gjellën në rezistencë, dhe kishte shkuar tek e ëma e saj, banesën e të cilës e kishte shumë pranë të sajës. Në rrethana ende të paqarta barakja mori zjarr, ndërsa prezenca e një bombole gazi bëri që zjarri të përhapje në shkallë më të madhe, duke e djegur atë plotësisht. MËsohet se djali 4 vjeç kishte mundur të dilte nga barakja, ndërsa vajza 2 vjeçe me inicialet A.H., fatkeqësisht humbi jetën. Ndërsa forcat e zjarrëfikëses dhe policia kanë ardhur vonë në vendin e ngjarjes, në një kohë kur flakët kishin shkruambuar gjithçka.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...