Vatikan, At Ernest Troshani pagëzohet me titullin Kardinal

Kliko per me shume info

papa-troshaniKy ishte momenti kur At Ernest Simon Troshani pagëzohet me titullin Kardinal nga Papa Françesku. Ishte kreu i Kishës Katolike që u dorëzoi kardinalëve të rinj, titullin, kapelën dhe unazën e kardinalit.

Prifti shqiptar ishte mes 17 klerikëve që u nderuan me të njëjtin titull nga Papa Françesku, në një ceremoni kishtare në Vatikan.

Kliko per me shume info

At Ernest Troshani, u emërua me motivacionin “për qëndresë historike në periudhën komuniste”. Prifti 90 – vjeçar i Dioqezës së Shkodrës, ka vuajtur 18 vite burg në kohën e komunizmit.

Papa Françesku u njoh me të tre vite me parë, kur vizitoi Shqipërinë dhe dëgjoi mbi dëshmitë e torturave dhe persekutimeve të klerikëve shqiptarë.

Ndryshe nga 13 kardinalët e tjerë, At Ernest Troshani është mes 4 kardinalëve që nuk janë zgjedhur me të drejtë vote.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here