E keni pyetur veten se përse njerëzit varrosen 2 metra nën dhe? Përgjigjia do t’ju shokojë

arkivoli_korce‘’Dy metra nën dhe’’ i cili është sinonimi i vdekjes e ka një përgjigje. Ndoshta asnjëherë nuk e keni menduar këtë gjë, por mesa duket qenka një përgjigje. MËsohet se kjo e gjitha nisi në Angli në vitin 1655, kur murtaja bubonike goditi këtë vend. Kur murtaja bubonike u shfaq, kryetari i Londrës kishte nxjerrë një ligj se si duhet trajtuar kufomat për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Asokohe ishte specifikuar se varret duhet hapur “të paktën dy metra thellë’’. Por në fund, rezultoi se nuk kishte pasur nevojë për ndonjë matje standarde të thellësisë së varrit. Ligji për gërmimin e varrit në një thellësi prej dy metrash, rezultoi të jetë i kotë asokohe, pasi që të vdekurit vazhduan të përhapnin infeksionin pasi që ishin të mbuluar nga pleshtat që bartnin sëmundjen tek të gjallët.

Në Amerikë, ky ligj ndryshon varësisht nga shteti. Në disa shtete, arkivoleve u hidhet dhe në një trashësi prej 18 inç. Por, edhe varret e cekëta konsiderohen si të pranueshme. Në disa shtete, thellësia e varrit shkon deri në katër metra, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për të vdekurit e tjerë që do të futen në të njëjtin var, ku zakonisht varrosen të afërmit apo më të dashurit e tyre.
Por shtrohet pyetja, se në çfarë thellësie duhet të varroset një i vdekur? Nuk ka ndonjë matje universale. Madje në Britani të Madhe, vendimi për thellësinë e varrit varet nga të afërmit e të vdekurit, por zakonisht gërmohet në një thellësi të mjaftueshme që kafshët nuk do të mund të gërmonin dhe të nxjerrin mbetjet e arkivolit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-treshe

Zbulohet ‘biznesi i pistë’ i policit, ofronte seks treshe bashkë me partneren e tij

Një punonjës policie i cili bënte dy punë është pezulluar nga detyra pasi ...