Përleshen futbollistët shqiptarë e maqedonas në takimin Vardar-Renova

Sport
Përleshen futbollistët shqiptarë e maqedonas në takimin

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Renovës është shoqëruar me incidente. Si pasojë e incidenteve, Fisnik Nuhiu dhe Muhamed Useini janë ndëshkuar me kartonë të kuq.Vetëm një gol u realizua në atë sfidë që ishte i dyshimtë për pozitë jashtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga klubi tetovar kanë bërë të ditur se e gjithë ndeshja ishte shoqëruar me ofendime në baza racore kundrejt shqiptarëve. “Fyerje në baza nacionale gjatë gjithë ndeshjes, një gol i shënuar nga pozita jashtë loje dhe shumë padrejtësi tjera!”.

“Pas përfundimit të ndeshjes, për shkak të protestave dhe një përleshje me lojtarët e Vardarit, Fisnik Nuhiu dhe Muhamed Useini janë ndëshkuar me kartonë të kuq”, thuhet në një postim të Renovës në Facebook. / Telegrafi

ME TE LEXUARAT