Vrau Valmir Kolaverin e të vëllain, gjykata: Burg përjetë Gazmir Dacit

daci16Gjyakata e Tiranës dha sot dënimin me 35 vite burg për Gazmir Dacin, autor i vrasjes së Valmir Kolaverit dhe plagosjes së vëllai të tij, ngjarje kjo e ndodhur më 4 Nëntor të vitit të shkuar në Kamëz.

Për Xhelal Dacin, babain e Gazmir Dacit, gjykata dha dënimin me 4 vite burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Sipas hetimit personat e përfshirë në këtë ngjarje kishin lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin. Hetuesit në kërkesën për gjykim sqaruan se shkak i vrasjes ka qënë një konflikt i vjetër mes vëllezërve Kolaveri dhe Gazmir Dacit.

Sipas akuzes, mbrëmjen e datës 4 Nëntor, rreth orës 18:00, Gazmir Daci udhëtonte me një BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamëz. Në afërsi të një njësie tregtare, ai ka hasur në rrugë me një mjet po BMW X5 i drejtuar Robert Kolaveri.

Në këtë çast, Daci me një armë në dorë ka zbritur nga makina dhe ka shkuar në drejtim të Robert Kolaveri ku janë konfiktuar me njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që Gazmir Daci të niset drejt lokalit ku ndodheshin dy vëllezërit, duke qëlluar njërin për vdekje dhe plagosur rëndë tjetrin. Policia arriti të prangosë autorin në datën 22 Dhjetor të 2015, në një hotel në autostradën Tiranë – Durrës.

Në 5 Shkurt, banesës së autorit të vrasjen iu vu një sasi tritoli./klan

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Nuk i binden urdhrit të policisë, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

Forcat policore të Komisariatit të Policisë nr.1 kanë bërë të mundur arrestimin ...