Valixhe me 50 kg drogë nga Shqipëria në Kosovë, arrestohen dy persona

polici-kosove166Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës dhe gjatë kontrollit të një automjeti me targa të shtetit kosovar janë gjetur tre valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime, të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marijuanë.
Në valixhe janë gjetur gjithsej 50 kg drogë. Policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve nga Shqipëria. Policia e Kosovës ka konfiskuar substance narkotike, katër telefona celularë dhe makinën “Audi” me targa të Kosovës, me të cilën është bërë transporti i lëndës narkotike.

Personat e arrestuar për këtë rast janë shtetasit A.B, 41 vjeç dhe E.C, 49 vjeç. Me vendim të prokurorit të çështjes, personave të arrestuar iu është caktuar 48 orë paraburgim.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...