Valbona del nga shtrati, shkatërron rrugën turistike, gjendje emergjence në Tropojë

Banesa te demtuara, ura te shembura, rruge te bllokuara dhe lumenj te dale nga shtrati.

Kjo eshte gjendja alarmante ne Tropoje nga permbytjet. Deputetja e kesaj zone Mimoza hajdarmataj ka publikuar nje video ne te cilen tregohet lumi i Valbones qe ka dale nga shtrati.
Nderkohe ne disa fshatra si ne Dragobi, ka pasur demtime te banesave qe u eshte shkaterruar catia si pasoje e eres se forte dhe reshjeve.

Ja cfare shkruante deputetja Hardarmataj pak ore me pare:
Situata në Tropojë emergjente.
Si pasoje e reshjeve te shumta si dhe te erës së forte, janë dëmtuar rëndë rreth 15 shtëpi banimi, ambulanca, ura dhe rrrugë kryesore që lidhin qytetin me njësitë administrative si dhe lidhëse të fshatrave Selimaj, Muldakaj, Vidricë, Rosujë etj etj.

Fshatra të tërë pa drita si Pac, Shishan, Fushë Lumi etj.
Rreziku për rrëshqitje tokash vazhdon të jetë permanent.
Përrenj të tërbuar si ai i Murataj, Dedaj, Mejdan, Lug i Zi, Shudenicë etj po rrezikojnë jetën e banorëve të fshatrave përreth.
Në terren duhet te zbresin dhe forcat e ushtrise.

Nderkohe kryebashkiaku i Tropjes, Besnik Dushaj ka thene qe qeveria nuk i ka dhene asnje ndihme kesaj zone ne emergjencen qe po kalon.
Ja cfare shkruan ai pak caste me pare ne faqen e tij zyrtare ne Facebook:
Moti i keq i këtyre ditëve po vështirëson së tepërmi afrimin e çdo shërbimi të Bashkisë Tropojë për qytetarët. Janë dëmtuar pothuajse të gjitha urat që lidhin fshatrat, shumë rrugë janë bërë të pakalueshme, energjia elektrike mungon në pjesën e madhe të fshatrave, janë dëmtuar një numër banesash, si dhe një pjesë e objekteve arsimore e shëndetësore, është dëmtuar një sasi e madhe e tokës bujqësore. Bashkia, me mundësitë e saj, po bën të gjitha përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë familjeve që u rrezikohet banesa, po punohet në rrugët e dëmtuara si dhe në shpëtimin e atyre pak urave që kanë mbetur pa u shkatërruar. Kemi bërë në mënyrë të përsëritur kërkesë qeverisë për ndihmë, por deri tani nuk na është ofruar asnjë mbështetje.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tropojës që të jenë të kujdesshëm në lëvizje, por dhe të solidarizohen me njëri tjetrin për të përballuar këtë situatë, u bëj thirrje biznesmenëve të Tropojës që të ndihmojnë, sipas mundësive të tyre, familjet e dëmtuara, por gjithashtu u kërkoj që të ofrojnë pranë Bashkisë Tropojë mjetet që kanë si eskavatorë, fadromë, traktorë etj., të cilat do të na shërbenin për mbajtjen nën kontroll të kësaj gjendje alarmante. Faleminderit!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nuk i ndalon efektivëve, Policia në ndjekje të 22-vjeçarit me “Volkswagen”

Një i ri nga Durrësi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të ...