Gjashtë të arrestuar pas vdekjes së 11 vajzave turke

16
Kliko per me shume info

vajza-turkeNë provincën Adana të Turqisë, zjarri në konvikt u ka marrë jetën 11 vajzave dhe një mësimdhënëseje.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raporton se autoritetet kanë arrestuar menaxherin e konviktit dhe pesë persona të tjerë në lidhje me rastin.

Kliko per me shume info

Sipas zyrtarëve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga prishja elektrike. Vajzat që kanë vdekur kanë qenë midis 11 dhe 14 vjeçe.

Njëzetedy vajza të tjera janë plagosur. Konvikti në qytetin Aladag strehon vajza të familjeve të varfra nga fshatrat përreth.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here