VIDEO/ Vajza i kërkon punë, Rama: Si ty ka plot, po lëre se nuk do bëj debat

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Peqin ku ka takuar fermerët e zonës për ceshtjen e bujqësisë.

Pasi kanë folur disa qytetarë, fjalën e mori një vajzë, e cila i tha se problemi i saj nuk kishte lidhje me bujqësinë pasi nuk kishte tokë, por që nuk gjente dot punë.

Ajo i tha se kishte mbaruar studimet për infermieri, gjithashtu edhe masterin me rezultate të larta dhe i kujtoi kryeministrit fjalën e tij se do të mbështeste studentët e mirë dhe se do t’i ndihmonte për punësim.

Por Rama i ka kthyer një përgjigje që vajza nuk e priste.

“Dëgjo tani se si ty ka shumë, por nëse do punë në shtet duhet të preshësh”, i tha Rama.

Vajza ka tentuar te flasë sërish por Rama i ka ndërprerë fjalën. “Po lërë tani se s’do bëj debat me ty. Kjo gjë është e thjeshtë tani, jepja fjalën dikujt tjetër”, përfundoi Rama.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lindita Nikolla letër mësuesve: Sa do t’ju rriten rrogat

Ministria e Arsimit nëpërmjet një letre të gjatë dedikuar çdo mësuesi thotë ...