Zhduket 21-vjeçarja në Fier, nëna bën apel: Njoftoni nëse e keni parë

Kliko per me shume info

vajza-fier-zhduketNjë vajzë 21-vjecare është zhdukur pa lënë asnjë adresë prej dy ditësh në qytetin e Fierit.

Denoncimin ne Polici e ka bërë nëna e Elmirës, Lindita Maloku, e cila thotë se vajza e saj e divorcuar dhe me një fëmijë të vogël, është zhdukur pa asnjë gjurmë. 50-vjeçarja apelon që kushdo që ka dijeni të njoftojë në polici, ku thotë se ka denoncuar zhdukjen e së bijës.
Lindita Maloku u shpreh: “Ka qenë me urdhër mbrojtjeje, ka dhe një djalë që në shkurt i bën dy vjeç. Aktualisht djalin e ka lënë të bashkëshorti për shkak të kushteve që ne nuk i kemi. Pikë së pari po i ofrohem televizionit tuaj që ndokush që e njeh në foto që mundet të shfaqet atëherë të lajmërojë. Nga instancat e policisë së Fierit atë mund ta kenë trafikuar”.

Kliko per me shume info

21-vjeçarja Elmira Maloku pas divorcit, prej disa muajsh jetonte me nënën e saj në një ambient aspak të përshtatshëm, ku si banesë shërben një godinë gjysmë e shembur. E kontaktuar Policia e Fierit, deklaron se nuk ka dijeni për rastin, pasi askush nuk ka denoncuar zhdukjen e 21-vjeçares Elmira Maloku shkruan “Ora News”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here