Vajza e diplomatit kliente VIP në tregtinë e drogës, dënohen 14 të dyshuar në Tiranë

shperndaresit-drogeNjë gazetare me inicialet E.B,e cila rezulton të jetë dhe vajza e një diplomati të njohur në Tiranë, është kapur nga polcia me 8 doza heroine dhe më pas është liruar, por ky fakt është mbajtur sekret. E.B, ka qënë klientja e rregullt e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, madje herë pas herë anëtarët e këtij grupi hynin në konflikt me njëri-tjetrin se kush duhet tia shiste i pari sinë e drogës, kësaj klienteje.

Për shkak të rëndësië që kishte kjo kliente, ajo etiketohej me fjalën e koduar “TVSH”-ja. Në përgjimet e kryera, nga prokuroria jepet një tablo më e plotë e arrestimit të saj dhe bisedës mes dy shitësve të drogës.

Madje, gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi Bushati teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.

Ky grup kriminal përbëhej nga 26 persona, ndërkohë që pak ditë më parë gjysmat e personave të arrestuar janë dënuar pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës. Grupi komunikonte nëpërmjet kodeve duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë” ose “Semafor i kuq”.

Nga ana e përfaqësuesit të akuzës u pretendua në gjykim se, nga hetimet paraprake me metoda speciale si dhe nga informacionet e siguruara ne rruge operative nga Seksioni per Narkotiket ka rezultuar se, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve ne menyre te rregullt dhe te vazhdueshme.

26 anëtarët e këtij grupi, janë marrë me aktivitet kriminal në fushën e narkotikeve duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe kokainë. Sa i përket mekanizmit të shitjes së lëndës narkotike, përfaqësuesi i akuzës pretendoi se, bëhej në këtë mënyrë. Julian Bushati siguronte në sasi të konsiderueshme lëndën narkotike të llojit heroine tek i pandehuri Gëzim Muhameti e tek persona të tjerë.

Me pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij dhe në atë të të pandehurve Kol Kllapi e Sonila Dinoshit duke e shtuar me përbërës të tjerë. Këta të fundit, sipas akuzës, dispononin mjete dhe kishin përshtatur njërën dhomë si minilaborator, në të cilën u sekuestrua peshorja dhe sende të tjera, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike. Pasi përpunonin lëndën narkotike, e dërgonin në sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek i pandehuri Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndan.

Kol Kllapi se bashku me Sonila Dinoshin, kishin marrë një apartament me qëra në rrugën ‘’Mihal Grameno’’ tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i dyqanit të vajgurit”, në një pallat gjashtë katësh i ndërtuar hershëm.Sasia e lëndës narkotike ndahje prej tyre në porcione prej 0.3 gram secila dhe shitej çdo porcion për çmimin 1.000 lekë të reja.Personat e grupit kriminal përdornin motora skuter dhe automjete për të lëvizur në Tiranë, ndërkohë heroina ishte e cilësisë më të mirë në treg dhe klientela e përdoruesve, ka qenë në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike,fillonte në orën 08.00 të mëngjesit dhe vazhdonte deri në mbrëmje.

Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se Astrit Beka,ka shpërndarë lëndë narkotike për llogari të të pandehurit Julian Bushati dhe Armando Murati, fakt të cilin përfaqësuesi i akuzës pretendoi se vërtetohej me materialin e transkriptuar nga biseda telefonike e zhvilluar në gusht 2015. Bushati dhe Astrit Beka kanë bërë këtë bisedë të mëposhtme

Beka : Alo
Bushati : O Tito hape me vlla atë telefonin me vlla ça tipi je ti me vlla
Beka : O shoku ej, po jom ne levizje me makine ese nuk i nigjoj me burr se hape nji zbrit hyp zbrit hyp ca tboj une fola me kolin tani
Bushati: Ore lene me kolin do ti shkosh tjetrës o tit apo të vij vetë në Tironë tashi si o puna
Beka: O shoku po jom në lëvizje me shoku në lëvizje jam unë rrugës jam shoku s’ka ankesa shoku
Bushati: O vlla do ti shkosh asaj me vlla që e ke tatën o ti….
Beka: Aa!
Bushati: O ti e jotja është se e Mandit ajo që po të mer o Tit
Beka: Nuk nigjova mor burrë ?
Bushati: Ore është klientja e Mandit ajo e jotja….
Beka: Po pra po, po m’tha pra m’tha
Bushati: Ca
Beka: Po do vij pra
Bushati: Do ti shkosh ti aty asaj
Beka: Ku ven o vlla
Bushati; Po ku të tha o mole
Beka: Po ja do vij vet mo burrë tani, o po thuaj ta mori i’herë ai kur t’shkoj unë se iki unë pra thuj
Bushati: po mere me vet, se e ke vetë numrin, mere se është e mirë ajo me Tit mos e lë ashtu
Beka: Po mirë pra po si e ka emrin ajo
Bushati; TVSH – ja pra, E… e ka
Beka: Po okej m’tha pra okej hajt se e mor prap unë i them prap unë tani direkt hajde pa merak o burr se isha n’ven tjetër tani
Bushati: Ja ajo po mer tashi k’tu direkt
Beka; A?
Bushati: Ajo po mer ktu te telefoni prit ti flasi iher prit
Beka: E mir foli ti

Ankesa për cilësinë “Po ç’më dhe, për kokë të plakës s’më bëri gjë”

Nga ko bisedë telefonike u pretendua në gjykim se, nga përmbajtja e kësaj bisede të zhvilluar midis të pandehurit Julian Bushati dhe të pandehurit Astrit Beka, kuptohet se i pandehuri Julian Bushati, i kërkon shitësit te tij Beka që ti shesë lëndën narkotike shtetases E.B e kapur në flagrancë nga ana e policisë gjyqësore me 8 doza heroinë si dhe e s’qaron të pandehurin Astrit Beka, se kjo është klientje e kunatit të tij të pandehurit Armando Murati. Nga ana tjetër, sipas përfaqësuesit të akuzës, kuptohet se, i pandehuri Astrit Beka, sqaron të pandehurin Julian Bushati, se ka komunikuar në telefon edhe me të pandehurin Kol Kllapi për këtë rast.

Pas shitjes së drogës tek vajza e diplomatit, mes anëtarëve të grupit ka filluar sherri. Julian Bushati dhe Kol Kllapi, kanë debatuar për këtë kliente dhe për mungesën e një sasie parash. Ndërkohë nga një bisedë tjetër telefonike e transkriptuar, e datës 25 gusht 2015, kuptohet bashkëpunimi i të pandehurit Alfred Naço dhe Julian Bushati me të pandehurin Astrit Beka.

Sipas akuzës, i pandehuri Julian Bushati ka folur në telefon me bashkëpuntorin e tij të pandehurin Astrit Beka, duke përdorur aparatin e të pandehurit Alfred Naço dhe e ka porositur atë që të mbledhë të gjitha paratë me qëllim për të bërë pagesën nëpërmjet të pandehurit Alfred Naço,Gentjan Xhelili, për lëndën narkotike të marrë tek i pandehuri Gezim Demiri. Gjithashtu, sipas përfaqësuesit të akuzës, në telefonatën e datës 9 janar 2015, i pandehuri Julian Bushati, këshillon të pandehurin Astrit BEKA që të shkojë e të kapë klientët (përdoruesit e lëndës narkotike) që të vazhdonin të merrnin lëndë narkotike tek ata, kjo pas nisjes së konflikteve me të pandehurin Kol Kllapi, lidhur me të ardhurat nga shitja. Sipas përfaqësuesit të akuzës, i pandehuri Astrit Beka ka vazhduar komunikimin intensiv me të pandehurin Julian Bushati, i cili i ka kërkuar të blinte qeska blu tek supermarket C…, për të cilat rezulton se janë përdour për ambalazhimin në doza të vogla të lëndës narkotike të shitur nga të pandehurit.

Në këtë grup kriminal kanë qënë pjesëmarëse dhe dy femra Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço, e cila shiste lëndën narkotike nga parukeria e saj. Vajzat në bisedat e tyre flisnin me kode, duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë”. Liço ka bashkëpunuar ngushtë me të pandehurit Donard dhe Haki Belaj si dhe të pandehurën Sonila Dinoshi, në prodhimin e lëndës narkotike( ndarjen në doza të saj) si dhe në shitjen e saj.

Pas largimit të të pandehurit Kol Kllapi në Gjermani, e pandehura Aurora Liço, i ka siguruar lëndë narkotike të pandehurës Sonila Dinoshi, të cilën e blente tek të pandehurit Donard dhe Haki Belaj. Nga aktet e hetimeve paraprake rezulton e provuar se, në momentin e ndalimit të saj nga ana e policisë gjyqësore, të pandehurës Aurora Liço, i është gjetur një dozë lënde, e cila rezulton lëndë narkotike e llojit heroinë sipas aktit të ekspertimit kimi. Gjithashtu nga akti i ekspertimit toksiokologjik të kryer në lidhje me të pandehurën Aurora Liço rezulton se kjo shtetase ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike të llojit heroinë. Në një bisedë të nëntorit 2015 mes Sonila Dinoshit dhe Aurora Liço komunikohet:

Liço;Alo
Dinushi:Mi bo, ma bojë gati bojrat e tjera mu
Liço: Epo duhet te vish njehere ti pastaj..
Dinoshi: Po pra po vij unë po hë..aty do vij
Liço: Ku je?
Dinoshi: po ja t’mar autobuzin tashi,se kam për taku dhe dikë aty te brryli,dhe aty te ty do vi
Liço: Hajt Ciao
Dinushi: Ik ciao hajd

Pak më vonë vajzat bëjnë këtë bisedë

Dinushi;Aurora mos ik nga dyqani,erdha se do marr 10 bojrat, të dhjeta bashkë.
Liço: Si
Dinushi: Do marr ato dhjetë bojrat,dhjetë bashkë,siç mora 5 tashi do edhe 10 tashi.
Liço: Po kur?
Dinushi: Tashi direkt
Liço: Mirë Hajde
Dinushi: Hajd Ciao!
Liço: Se ktu jam
Ndërkohë në bisedën e zhvilluar mes Aurora Liços dhe shtetasit Donard Belaj “Naku” zhvillohet kjo bisedë:
Liço: Alo
Belaj: He, ku je
Liço: Unë tani ketu afer te dyqani im jam, do le ca ushqime qe kam bler për shppi dhe do dal në dyqan prap
Belaj: Mire , do jesh te dyqoni ti
Liço: Po po me mer ate me vete ate me
Belaj: cfar
Liço: Mer me vete icik ateeeee
Belaj: Ca mo lal
Liço: E more vesh me
Belaj: Po jo pra jo
Liço: Atë të zezën
Belaj: Ahaa po! Mu ftillo dot shpejt e shpejte ti
Liço: Po po tak tak.

Bazuar në faktet e mësipërme, në materialin e transkriptuar nga bisedat telefonike të përgjuara si dhe aktet e tjera provuese, provohet plotësisht se Aurora Liço, ka shpërndarë dhe përgatitur lëndë narkotike për llogari të të pandehurës Sonila Dinushi, përveçse ka qenë edhe vetë përdoruese e lëndës narkotike. Në dyqanin e saj ajo bënte edhe ndarjen e lëndës narkotike të cilën më pas shkonte e ia merrte e pandehura Sonila Dinoshi.

Lidhur me të pandehurin Donard Belaj, ky shtetas u ka shitur lëndë narkotike të llojit heroinë personave të ndryshëm si dhe shtetases Aurora Liço duke bashkëpunuar në këtë aktivitet kriminal edhe me vëllain e tij të pandehurin Haki Belaj. Sa sipër vërtetohen, sipas akuzës, nga transkritet e bisedave telefonike të përgjuara, në harkun kohor, nga data 27 tetor 2015 e në vazhdim.Nga aktet e hetimeve paraprake, rezulton e transkriptuar biseda telefonike e zhvilluar në datë 2 nëntor 2015 në përdorim nga e pandehura Aurora Liço në përdorim nga i pandehuri Donard Belaj,(Naku), material i cili u citua më lart. Gjithashtu, në datë 5 nëntor 2015, një person i paidentifikuar i dërgon një sms Donard Belaj (Naku), me këtë përmbajtje: “…O nako ca ishte ajo që më dhe për kokë të plakës nuk më boni asigjo fare…”. Kuptohet se, i pandehuri Donard BELAJ, funizon me lëndë narkotike shtetasen Aurora Liço, ndërsa nga përmbajtja e SMS së dërguar nga një i person i pa identifikuar nga ana e policisë gjyqësore, nënkuptohet se,lënda narkotike që i pandehuri Donard Belaj i ka dhënë ka qënë e cilësisë së dobët.

Të dënuar
Alfred Naço 8 vjet burgim
Alkan Markaj 6 vjet burgim
Armando Murati 6 vjet burgim
Atrias Çizmja 3.8 vite burgim
Aurora Liço 5 vjet burgim
Bledi Çarçani 5.4 vjet burgim
Dardan Jaku 1.8 vite burgim
Donard Belaj 5.4 vjet burgim
Gentian Xhelili 5 vjet burgim
Indrit Sallahu 1.4 vite burgim
Julian Bushati 7.4 vite burgim
Rudolf Kallbaqi 5.4 vite burgim
Sali Sallaku 4.8 vite burgim
Spartak Piciri i pafajshëm
Toni Naço 1.4 vite burgim
/shqiptarja

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...