Durrës, ushtronte dhunë fizike mbi bashkëshorten, bie në pranga 40-vjeçari

Aktualitet

policia-durresNë qytetin e Durrësit regjistrohet dhunë në familje. Mendohet se 40-vjeçari ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij. Burime nga policia e qytetit raportuan se Gentian Prifti akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me inicialet Y.P., 37 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.

ME TE LEXUARAT