Ushtria shqiptare ndahet nga Kallashnikov, SHBA dhuron 250 blinda, Italia 5 mijë Beretta

berretaMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, njoftoi sot në Komisionin e Sigurisë se viti 2017 do ti gjejë Forcat e Armatosura shqiptare me armatime të NATO-s.

“Ne do të mbyllim komplet ciklin e suportit, e armatim të standarteve në NATO. Do jenë 5000 armë automatike dhe municione nga Italia dhe 250 automjete të blinduara nga SHBA.

Për momentin 5 mijë armë automatike bashkë me municionin që ne do të marrim nga Italia. Lidhim një kontratë me forcat e armatosura të SHBA për suportin nga ana e tyre në total të 250 automjeteve të blinduara”, tha Kodheli.

Ajo pranoi se buxheti ka një ulje, por theksoi se donacionet e balancojnë atë. Për fondin në dispozicion, Kodheli e vuri theksin tek rritja e pagave të ushtarakëve deri 7% dhe dyfishim të prezencës në misionet e NATO-s.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kufomaa

Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi ...