Dhjetë ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni të ftohtin

i-ftohtiKur jashtë është ftohtë dhe nuk mund të arratiseni në ndonjë vend mitik tropikal zgjidhja mund të gjendet kudo, duke nisur nga ushqimi.

Ushqimet na ndihmojnë të luftojmë të ftohtin, por mjafton të zgjedhim të duhurit, në gjendje për të duruar shock-un termik mes temperaturave të trupit dhe botës jashtë, duke na dhënë nxehtësi pa na rënduar aparatin tretës.

Miqtë më të mirë kundër të ftohtit janë ato që përmbajnë vitamina A, B, C dhe E, pra frutat, bishtajoret, kosi dhe agrumet. Por mos u gënjeni nga miqtë false si alkooli, që të jep një ndjesi të mirë për momentin por që më pas ka një efekt boomerang.

Ja çfarë të konsumoni:
Patatja
Është e pasur me karrotenoidë, që përmbajën vitaminën A, të mirat e së cilës janë zhvillimi i sistemit imunitar, me vetit e tij antioksiduese. Gjithashtu kanë shumë kripëra minerale, të nevojshëm për të luftuar stresin fizik që i nënshtrohet organizmi.

Hudhra dhe qepa
Nëse doni të rini ngrohtë, hiqni dorë nga fryma e freskët, që fatkeqësisht nuk ta jep as hudhra as qepa. Por nëse doni të gëzoni të vetitë e tyre antibiotike, që i përmban allicina, një substancë në gjendje të luftojë infeksionet bakteriale, duke vënë në veprim sistemin imunitar, bëni mirë ti përdorni qepën dhe hudhrën.

Xhinxhërfili
Aleat i fuqishëm si pastrues dhe detoksifikues natyral, xhinxhërfili rrit qarkullimin e ghakut duke favorizuar ngrohjen e organizmit dhe të jep një ngrohtësi të përgjithshme.

Kosi
Falë fermentuesve laktik që përmban, kosi të ndihmon të luftosh në mënyrë natyrale bakteret e pranishme në zorrët tretëse dhe të mban zgjuar dhe aktiv sistemin imunitar. Propozohet si një mbrojtës kundër agjentëve patogjenë me të cilët jemi në kontakt përditë, duke luftuar kështu mudnësinë e ndonjë virusi gripi për shkak të të ftohtit.

Bishtajoret
Ndoshta pak vetë e dinë se një nga simptomat e mugnesës së hekurit është dhe ndjesia e të ftohtit. Për këtë hani thjerrëza, fasule apo një supë të mirë me to, pasi është ideale për tu ngrohur falë sasisë së madhe të fibrave që përmbajnë.

Proteinat
Mishi, peshku dhe veza favorizojnë procesin e termogjenezës, prodhimit ët ngrohtësise duke nisur nga vetë organizmi, dhe stimulon metabolizmin. Përmbajnë dhe shumë hekur, që siç e thamë, është thelbësore për të mbajtur temperaturën e trupit.

Speci djegës
I pasur me vitaminë C, dhe të mbron nga infeksionet, të gjitha sëmundjet që nga i ftohti dhe shqetësimet kardiovaskulare. Speci i kuq djegës është një kurë falë vetive të saj antiinflamatore dhe antihistamine.

Agrumet
Portokallet, mandarinat, qitrot, limonët janë të pasura me vitamina, në veçanti me vitaminë C, që përveçse është një antioksidant, forcon sistemin imunitar. Të mirat e lëngut të limonit dhe ujit të ngrohtë në mëngjes rekomandohen nga vipat dhe nutricionistët. Më mirë ti përdorni edhe gjatë gjysmës së ditës.

Frutat e thata
Një grusht me bajame dhe arra është një kurë kundër dimrit. Bajamet përmbajnë vitaminë E, thelbësore për mbrojtjen imunitare dhe një antioksidant i fuqishëm që lufton efektin e radikaleve të lira. Arrat, përveçsë kanë acidet yndyrore kryesore, janë të pasura me zink, i çmuar për të parandaluar infeksionet dhe e rëndësishme për qelizat e sistemit imunitar.

Perimet e stinës
Spinaqi, brokoli, kungulli, karrota përmbajnë kripëra minerale dhe vitamina. Spinaqi në veçanti është një burim i mirë hekuri, acidi folik, vitamine C dhe karrotenoidë. Ideale do të ishte një supë që përmban perime, bishtaja dhe qepë./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...