Urimet e kuqezinjve të Kombëtares për 28 Nëntorin

sadikuNë këtë 28 nëntor, futbollistët e Kombëtares kanë mbushur sërish me ngjyrat kuqezi profilet e rrjeteve të tyre sociale duke uruar festën e Pavarësisë dikush me flamur, dikush me heroin kombëtar e dikush me momentet e mocioneve të mëdha kuqezi, si Andi Lila që ka zgjedhur festimet e kualifikimit në Europian për të uruar 104 vjetorin e Pavarësisë, apo Ermir Lenjani që ka përzgjedhur një moment sublim si këndimi i himnit.

Ndërkohë ish-kapiteni Lorik Cana ka vendosur në faqen e tij në instagram, flamurin kuqezi ndërthurur me imazhin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Bum Bum Armando Sadiku ka përzgjedhur një foto me flamur pranë portretit të Ismail Qemalit për të uruar për Pavarësinë, ndërsa kolegu i tij i sulmit Bekim Balaj ka vendosur një foto të tijën veshur me ngjyrat kuqezi.

Meqënëse Balaj dhe Roshi janë të pandarë dhe në urim kanë mbetur të njëjtë, pasi Odiseja ka postuar një foto të ngjashme me atë të Bekimit.

Mërgim Mavraj ka qenë më i vecanti teksa me një palë syzë të firmosura të dua shqipëri ka uruar pavarësinë. Taulant Xhaka ndërkohë ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në facebook ndërsa vëllai i tij Graniti ka uruar shqiptarët për pavarësinë nëpërmjet një fotoje ku firmos mbi flamurin kuqezi.
Arlind Ajeti ka treguar dhe njëherë tjetër thjeshtëinë e tij me postimin e flamurit, kurse Eros Grezda ka shpalosur me krenari shqiponjën dykrenare.

Jahmir Hyka zgjodhi vargjet ti shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar për të uruar 104 vjetorin e pavarësisë ndërsa Berat Djimshiti ka postuar një foto të tijën shoqëruar me shkrimin, gëzuar 28 nëntori!Nuk ka munguar as urimi i presidentit të FSHF, Armand Duka që ka vendosur në profilin e tij flamurin kuqezi që valëvitet nën qiellin e kaltër

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Fikja e dritave në stadiume, nga Anglia e Turqia deri te “Super Bowl”-i

Dy rastet e fundit të fikjes së dritave në stadiumet tona kanë ...