Urdhër arresti ndërkombëtar për autorin e vrasjes tek Parku i Prishtinës

Kosovë&Rajon

polici-kosoveI dyshuari për vrasjen e dyfishtë te Parku i Qytetit në Prishtinë, është duke u kërkuar edhe nga autoritetet e Shqipërisë. Këtë e ka konfirmuarzëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se për të dyshuarin ka urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, duke shtuar se kjo nënkupton se urdhër-arresti për Lulzim Idrizajn është përcjellë edhe te Autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Personi i vetëm i dyshuar për këtë rast është L. Idrizi i cili gjendet në arrati, pra s’ka të dyshuar apo të arrestuar të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, rasti është edhe në Prokurori, ku aktualisht janë duke u kryer veprime hetimore në koordinim me prokurorinë përkatëse.

Incidenti i cili ndodhi rreth tre muaj më parë la të vdekur dy të rinjtë, Arianit Gashin dhe Eron Agajn te parku i qytetit në Prishtinë. Ata ishin me një skuter kur Idrizi shtiu drejt tyre me armë zjarri duke i lënë të vdekur. /lajmi

ME TE LEXUARAT