Korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, pezullohen 2 pedagogë(Emrat)

Aktualitet

universiteti-shkodresKorrupsioni në Universitetin e Shkodrës ka zbuluar së fundmi bashkëpunimin e pëdagogëve, sekserëve dhe disa studentëve. Ky skandal i cili është hetuar ka arritur në një përfundim. Mësohet se Rektorati i Universitetit të Shkodrës ka vendosur pezullimin nga detyra të dy pedagogëve, të cilët u arrestuan një ditë më parë për korrupsion.

Njoftimi: pezullimi nga detyra e zv.dekanit të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe pedagogut të departamentit të Historisë në Universitetin e Shkodrës të Z. Rokin Daberdaku. Pezullimi nga detyra e përgjegjësit të departamentit dhe pedagogut të departamentit të Historisë, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Z.Simon Lufi.

“Shprehim dhe mbështesim fuqimisht një transparencë maksimale në këtë proces. Stafi akademik, autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit mbeten të angazhuar për përmbushjen me profesionalizëm të misionit akademik.”

Gjithashtu mësohet nga hetimi i organit të akuzës se nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, ata kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me këtë skem korrupsioni janë arrestuar 9 persona mes tyre edhe dy pedagogët, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 studentë.

ME TE LEXUARAT