Unioni i Studentëve: Të zbardhet shpejt vdekja e Astrit Deharit

astrit-dehariEdhe Unioni i Studentëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka ngushëlluar familjen Dehari për vdekjen e birit të tyre, Astrit Dehari.

“Unioni i Studentëve të Kosovës në emër të studentëve të Republikës së Kosovës shprehim ngushëllimet të sinqerta familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyre Astritit.

Ngushëllime shoqërisë dhe gjithë atyre që e njohën studentin, e kolegun Astrit Dehari. Ne ndajmë dhembjen e përbashkët me familjen Dehari dhe gjithë shoqërinë e tij.”, thuhet në komunikatë.

Unioni i Studentëve kërkon nga institucionet e drejtësisë së Kosovës që sa më parë të sqarojnë rrethanat e vdekjes së Astritit Deharit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Haradinaj: Ja kush dua të më presë pasi të kthehem në Kosovë

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo ...