Unioni i bashkive shqiptare, kryeministri serb Vucic: Lojëra fëmijësh

Kosovë&Rajon

vuciccKryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në lidhje me krijimin e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon. Kjo ishte një iniciativë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa në kryeqytetin shqiptar u mblodhën drejtues të pushtetit vendor të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.

Këtë Union, kryeministri serb e ka cilësuar një lojë fëmijësh të vegjël dhe tregim joserioz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, menduan se janë shumë të rrezikshëm … Ky është tregim për votuesit e tyre. E çfarë bën ai union? Shtyp flamuj dhe lapsa”, tha Vucic, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp me udhëheqësin e Demokracisë së Re të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Kur njerëzit nuk kanë asgjë për të ofruar, shtoi ai, si rritja ekonomike dhe reformat serioze, atëherë flasim fjalë fëmijësh. “E unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? A nuk e shkëputën një pjesë të Serbisë? Unë mendoj se jo. Kështu është kur luajnë fëmijët, nëse e kanë më të lehtë … nuk jam shqetësuar shumë”, deklaroi kryeministri serb.

ME TE LEXUARAT